Temperaturat e larta të këtij muaji, pasojnë me një numër të konsiderueshëm të turistëve që ende vijnë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook-un e tij pamje të kroçiera që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit.
“Edhe pse në mes tetori vijon turizmi i kroçierave në Shqipëri. 4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit, ndërkohë që edhe 4 të tjera janë planifikuar të vijnë deri në fund të tetorit me rreth 2.600 turistë të huaj, duke shënuar kështu një ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve”, shkruan kreu i qeverisë.