Edhe pse është akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash (krime edhe më të rënda se ato që i kontestohen Malltezit, i cili ndodhet në burg), Fatmir Bektashi jo vetëm që nuk është në burg (ka vetëm detyrim paraqitje dhe pengesë për t’u larguar nga Shqipëria), por nuk i janë sekuestruar as pasuritë siç është bërë me dhendrin.
Si shpjegohet?
Gazetari Karlo Bolino, në një shkrim të botuar dje, thotë se ky pozicion në dukje i privilegjuar hedh dyshime se kontributi i Bektashit në hetime mund të jetë më i madh nga sa duket dhe për këtë arsye SPAK e ka favorizuar.
Sipas Bolinos, nga 200 faqet e dosjes deri më tani të bëra publike në faqen 149, gjykatësit publikojnë një paragraf të dëshmisë së Bektashit që mund të përbëjë provën që mjafton për të dënuar Jamarbër Malltezin dhe (me të ngjarë) edhe Sali Berishën.
“Bektashi në fakt pranon se “Jamarber Malltezi nuk ka futur leke ne kompaninë Homeplane (ajo qe ka financuar investimin – shënim i autorit) por kontributi i vetem i tij ishte te bindte pronaret e tjere ta vene token ne dispozicion per te bere ndertimin”.
Në realitet, pronarët ishin të gjithë dakord për të bërë ndërtimin dhe mes pronarëve është edhe familja e Fatmir Bektashit. Pra ska kuptim që Jamarbër u pagua nga Bektashi për të bindur veten dhe familjen Bektashi.
Eshtë e qartë se në këtë pjesë të marrjes në pyetje Fatmir Bektashi gënjen sepse nuk dëshiron të thotë se kontributi i Jamarbër Malltezit ishte që vinte në dispozicion qeverinë e vjehrrit, Sali Berisha, që në fakt përdori fuqinë e tij si kryeministër dhe atë të gjithë Shtetit për të realizuar atë privatizim. Për të arritur këtë qëllim Berisha, mes të tjerash, ka ndryshuar 2 ligje, ka bërë 8 VKM, ka emëruar dhe shkarkuar zyrtarë sipas nevojave, ka vënë në dispozicon të procedurave 5 ministra të ndryshëm bashkë me institucionet në varësi të tyre duke përfshirë kupolën e forcave të armatosura, duke prodhuar në total mbi 130 shkresa vetëm për këtë çështje.
Eshtë e çuditëshme që në dosje mungon pyetja kryesore që me siguri i është bërë Fatmir Bektashit: Nëse kontributi i Jamarbër Malltezit ishte kaq i vogël vetëm të bindë bashkëpronarët të fitojnë nga investimi, përse është shpërblyer me një shumë kaq të madhe?
Edhe kjo mungesw të lë të dyshohet se dëshmia e Fatmir Bektashit është në realitet shumë e gjerë dhe e detajuar se kaq, por që SPAK e mban për një moment të dytë. Madje, nuk do ishte për t’u habitur nëse Fatmir Bektashi do bëhej bashkëpuntor i drejtësisë” – shkruan gazetari.