“Ik qërohu këtej”, minatorët përzënë nga
Qindra minatorë kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.
Me pankarta në duar ku shkruajnë “po vidhen miliona, ndërsa populli ha bukë”, “Status i minatorit, premtim elektoral”, minatorët janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë, teksa deputetët janë mbledhur në seancë parlamentare.
Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, mirëpo minatorët e kanë përzënë, pasi kanë deklaruar se nuk është një protestë politike.
Statusi i minatorit parashikon një sërë lehtësirash për shkak të vështirësisë dhe rrezikut që paraqet natyra e punës, mes tyre pension më të lartë, kontrolle shëndetësore falas, sigurim të familjes në rast humbjeje jete, ilaçe të rimbursueshme.