Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale do të flasë shqip në Euronews Albania.

Një spikere virtuale, e cila është bërë së fundmi pjesë e ekipit të Euronews, ka zënë tashmë vendin e saj në tryezën e studios kryesore, nga ku trasmetohen lajmet e fundit, të çdo dite.

“Përshëndetje, unë jam Tokyo Tirana. Ju ftoj të ndiqni lajmet kryesore në Euronews Albania”! Kështu e nis edicionin e saj të parë të lajmeve, spikerja më inovative e ekraneve televizive në Shqipëri.

“Tokyo Tirana” shfaqet e veshur me xhaketë të zezë, flokët e kapura dhe e grimuar bukur, teksa përcjell çdo informacion, me një saktësi të jashtëzakonshme, pa pasur aspak nevojë për letër, apo për promter.