Bella Hadid nuk mori pjesë në sfilatën e Victoria’s Secret këtë vit. Mirëpo, modelja ka bërë një postim – një kthim prapa në disa nga paraqitjet që ka bërë me të brendshme, si një nga “engjëjt e vegjël” të famshëm. “Shfaqja e modës e Victoria’s Secret ndër vite. Si pjesëtare e familjes dhe ekipit të ri, më vjen keq që nuk munda të vij këtë vit. Unë jam krenare për të gjithë! Mos harroni kurrë, ju jeni engjëlli juaj”, ka shkruar ajo ndër të tjera në mbishkrimin e postimit të saj.

Mungesa e supermodeles në sfilatën e madhe ishte e pritshme, pasi ajo vetë ka ndarë me miliona ndjekësit e saj, foto të saj nga periudha e vështirë e trajtimit që pason për sëmundjen Lyme.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011PreviousNext
Edhe pse dukshëm e shqetësuar, Hadid shihet duke buzëqeshur, duke bërë selfie dhe duke pozuar në pasqyrat e shtëpisë së saj, ku ka të ngjarë të qëndrojë për momentin, larg pasarelave dhe sesioneve fotografike.