Analisti Skënder Minxhozi ka folur në “News Line” për Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur për herë të parë në Tiranë. Ai e ka konsideruar si një mesazh të Bashkimit Europian për prezencën e tij në rajon dhe shpresa që Brukseli përpiqet të japë në këto kohë të turbullta.

Sipas Minxhozit, ky mesazh erdhi në kuadër të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi, siç është lufta në Ukrainë, apo situata në Veri të Kosovës deri te pjesa ekonomike, e cila ka po aq rëndësi sa ajo politike.

“Ky është një mesazh që BE-ja jep për prezencën e saj në rajon. Më së pari kur lufta në Ukrainë ka krijuar një moment të rrezikuar dhe për vendet Ballkanike sepse flitet për vendet në tentativë për një influencë të rritur ruse, ku disa vende Ballkanike, siç është Serbia që është një faktor i madh rajonal, shfaqin dilema, dytëzime, qendrime të dytëzuara ose lëvizje sa andej, këtej, sa te Rusia, sa te Kina, sa te BE. Edhe nuk është rasti që Serbia të sjellë kryeministren këtu dhe të thotë që Vuçiç ndodhet në takim me Putinin në Rusi. Pra, është një mesazh që BE kërkon të jap duke thënë se ne jemi këtu, duke thënë se nuk po vijmë vetëm me premtime, po vijmë me një datë të hedhur në parim për fillimin e antarësimit të vendeve të BE, ndërkohë Von Der Lyen mbulojë pjesën e ekonomike e cila gjithashtu shumë e rëndësishme po aq sa ajo politike. Është një mesazh shprese dhe suporti që Brukseli përpiqet të japë në këto kohë të turbullta, ku dhe lindja e mesme ndodhet në një krizë të madhe. Edhe sidomos pas ngjarjeve mes Kosovës dhe Serbisë, ku siç dihet situata shkoi mjaft larg, ndaj të cilës duan sforco të madhe europiane, për të ulur në tavolinë si Vuçic dhe Kurtin, në mënyrë që t’i jepet një ecuri procesit të ndërprerë të dialogut”, tha ai.