Deputetët e Foltores kanë mbetur në errësirë pas fikjes së dritave në sallën e Kuvendit pas tensioneve të krijuara.

Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.