Monedha europiane ka qëndruar në të njëtin nivel përgjatë të gjithë muajit tetor.Mesa duket kjo mund të jetë një balancë e re e kursit të këmbimit midis euros dhe lekut.Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej 2 tetorit euro nuk ka tejkaluar nivelin e 105 lekëve duke pësuar luhatje minimale.
Më herët Banka e Shqipërisë ka theksuar se nuk do të kemi më rikthim të kursit të këmbimit të euros mbi 120 lekë dhe se do të vendosej një balancë e re në këmbim. ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit. Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke u këmbyer me mbi 110 lekë.
Të dhënat e kursit të këmbimit të Bankës Qendrore tregojnë ndër të tjera se edhe muaji tetor po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valuator pasi edhe pse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur të pësoj një forcim të qëndrueshëm.
Kjo shpjegohet me faktin se efekti i turizmit në kursin e këmbimit tashmë është më i zgjatur në kohë. Numri rekord i turistëve të huaj këtë vit ka bërë që valuta në tregun shqiptar të vijoj të mbetet e lartë.
Banka e Shqipërisë ka tërhequrderi më tani rreth 210 milion euro për efekt të rezervës por edhe për të ulur nivelin e qarkullimit të monedhës europinae në vend. Në total blerja e valutës për këtë vit parashikohet që të arrijë në total në 300 mln euro.