Pas dasmës së mbajtur pak ditë më parë, Venera dhe Lindi kanë shkuar për muaj mjalti. Çifti ka zgjedhur Filipinet për të kaluar ditët e para pas martesës.

Ka qenë Venera ajo që ka publikuar një video ku tregon pamjet përrallore nga plazhi Papaya ku ata ndodhen, mes gjelbërimit dhe ujërave të kaltër të ishujve filipinas.