Drejtuesi i Forumit Shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re dhe kushtet që shqiptarët kanë për tu bërë pjesë e saj.

Gjeloshaj thekson se nuk ka negociim me politikën e jashtme të RMZ dhe se Forumi Shqiptar  nuk mund dhe nuk i vë në diskutim.”Në bazë të marrëveshjes së propozuar, 4 çështje kyçe të politikës së jashtme për Forumin Shqiptar, të cilat nuk mund dhe nuk do të vihen në dyshim, do të konfirmohen nga të gjithë përbërësit e qeverisë së re me nënshkrimin e marrëveshjes, konkretisht janë:

1. Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s
2. Shteti i Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
3. Shteti i Malit të Zi dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;
4. Shteti i Malit të Zi vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;”, thekson Gjeloshaj.

Nga ana tjetër ai thekson se sonte Forumi Shqiptar do të mbaje qëndrimin final mbi pjesëmarrjen në qeveri apo jo dhe se serbët nuk do të jenë pjesë e qeverisë!

‘Dhe garancioni se nuk mund dhe se nuk do të vihet në dyshim është përbërja e Qeverisë së 44-të së Malit të Zi, e cila sipas Kushtetutës zhvillon politikën e brendshme dhe të jashtme!

Në propozimin e marrëveshjes, theksohet se koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi do ta mbështesë Qeverinë pa pjesmarrje direkte… Sonte qëndrimi final i Forumit shqiptar! NGJ”, shkruan Gjeloshaj në rrjetin social Facebook. /Lexo.al