Policia e Shtetit ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot nga një aktiviste në Buhal të Përmetit e plagosur dhe e lidhur. Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po punon për të gjetur e për të arrestuar autorin.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përmes një statusi në llogarinë e tij të ‘Facebook’ bën me dije se: Policia e Shtetit në Përmet është njoftuar sot për një rast keqtrajtimi të një Hute Mali (familja e shqiponjave 🦅) dhe ka bërë të mundur shpëtimin, më pas dërgimin e saj tek mjeku veterinar në bashkëpunim me specialistët e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Eshtë marrë kontakt me shoqatat mjedisore për një trajtim mjekësor më të specializuar në Itali. Policia e Shtetit po vijon punën për identifikimin e autorit, duke rikujtuar se gjuetia dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të paligjshme.