Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab AL JAZEERA.

Lufta kundër rrjetit terrorist Hamas vijon ende tashmë prej më shumë se një jave.

Edhe pse vijon tensioni dhe situata e rëndë në Izrael, bombardimet në Gaza nuk janë ndalur.

Nga ana tjetër Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab AL JAZEERA në vendin e tij.

Ai akuzoi stacionin e lajmeve të Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj një sulmi të mundshëm nga Gaza.