Në konferencën për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, Rama tha se deri më tani për këtë vit e kanë vizituar Shqipërinë 80 mijë turistë francezë. Rama tha se kjo shifër më parë ishte e paimagjinueshme.
Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri tani, numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023.
80 mijë para ca vitesh ishin shifër e paimagjinueshme. Prania e madhe e turistëve është një arsye për të besuar se në këtë angazhim baza e lidhjes dhe njohjes ndërsjellët po fuqizohet çdo ditë nga njerëzit.
Deri para ase vitesh Shqipëria bënte lajm në Francë vetëm për arsye të gabuara, sot fakti që 80 mijë francezë vijnë në Shqipëri për pushime është një lajm për arsyet më të mira.