Kryeministri Edi Rama tha se në muajin shtator vendin e kanë vizituar mbi 1 mln turistë. Kreu i qeverisë bëri me dije se synojnë 10 milionë turistë për këtë vit, ndërsa tha se e sigurt është se do të kalojmë shifrën 9 mln turistë.

‘Hotelet duhet të përgatiten se vitin e ardhshëm do kenë referencë. Të gjitha do kenë një çmim reference. Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifra zyrtare, nëse dhjetori do jetë në këtë trend ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Po, me siguri do kalojmë 9 mln, varet nga dhjetori. Si ta shpjegojmë ne, që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet nuk korrespondojnë. Si për shitjen e apartamenteve, si për dhomat nëpër hotele nuk shohim asnjë rrugë tjetër, përveçse t’ju themi se bazuar tek tregu, që “jo, ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve, tvsh 6 përqind për këtë shifër që na jepni ju, por do ju marrim shifrën 6 përqind për shifrën që na thotë tregu” dhe ju do na e jepni, se nuk e marrim ta çojmë në shtëpi, por për të vazhduar të investojmë dhe për të përmirësuar shumë hallka që turizmi ka nevojë t’i përmirësojë shteti.”, tha kryeministri.