Sali Berisha ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë për aleancës me kreun e një force të majtë, Ilir Metën.
“E vërteta është se PD po bën përpjekje për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar, bashkë me Ilir Metën. Kjo parti ka qeverisur 4 vite me Ilir Metën, ata të cilët bëjnë objeksion këtë aleancën me Ilri Metën, ata harrojnë se mandatin të cilin ne u anëtarësuam në NATO, mandatit në të cilin liberalizuam vizat është mandat në të cilin ne qeverisëm me Ilir Metën”, thekson ai duke shtuar se ai do të bashkëpunojnë me ata që janë të vendosur për të luftuar për një sistem të ri zgjedhjesh.
Krijimi i frontit opozitar pasohet nga protesta për rrëzimin e qeverisë, sipas Berishës.
“Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për të garantuar votën e lirë”, thotë ai duke nënvizuar se fryma e protestave nuk ka rënë, por opozita po punon për krijimin e tyre. “Nuk mund të zgjidhet me protesta një ditore, protestat një ditore ka qëllime të tjera, protesta e qëndrueshme ka qëllime të tjera. Nëqoftësë ne nuk krijojmë një protestë të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie shqiptarët nuk kanë më votë të lirë”, nënvizon ai.
Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i kandidatit të opozitës për Himarën ishte një kurth nga mazhoranca.
“Unë iu them shqiptarëve me bindjen më të thellë ligjore se Fredi Beleri mbahet në burg politikisht se qëndrimi ndaj tij është dhunim flagrant i Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të Shqipërisë.
Fredi Beleri dhe çdo tjetër qytetar në këtë vend, cilido qoftë ai që trajtohen në këtë mënyrë nga Edi Rama politikisht, do të ketë pa asnjë diskutim denoncimin e Sali Berishës dhe PD.
Disponoj të dhëna absolute se akti i tij është i sitsur, i turpshëm edhe njëherë theksoj disponoj të dhëna absolute nga Edi Rama me persona të tjerë, me Neritan Nallbatin, nëse e doni.
E dyta, është në ligjin e vendit, po në ligjin e çdo vendi të lirë prej shekujsh se pezumimi i pafajësisë, Fredi Beleri nuk është i dënuar, gjë e cila nuk mund të pengojë atë të bëjë betimin.
Është në precedentin e këtij vendi kur në pushtet ka qenë Fatos Nano, të cilët është zbatuar ky parim, kanë qenë në burg deputetët kanë bërë betime”, thotë ai.