Kjo fundjavë do të jetë një ndër fundjavat më të ngrohta të muajit tetor. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve dita e shtunë do të ketë rritje të temperaturave duke arritur në 32 gradë Celsius.
Këto temperatura të larta do t’u japin mundësi qytetarëve të shijojnë ende bregdetin.
Gjysma e parë e muajit tetor ka qenë e ngrohtë dhe pa reshje shiu, madje sipas sinoptikanëve temperaturat e ajrit janë disa gradë mbi vlerat tipike.
Fillimi i javës tjetër sipas meteorologëve parashikohet të nisë me reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.