Ministri i Brendshëm, Taulant Ballai po ndjek nga afër situatën e krijuar pas zjarrit që ka përfshirë zonën e Darëzezës në Fier.
Balla bëri të ditur se është kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit të madh.
“Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit të madh”, deklaroi Balla nga Fieri.
Një zjarr masiv përfshiu zonën pyjore të Darëzezës në Fier. Në flakë janë dhjetëra hektarë me pisha.