Interpretimet më të mira të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës u risollën nën logon e “Folk Fest” në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Skenat e cila ishte menduar të ishte në sheshin Skënderbej por u zhvendos në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkak të rreshjeve të shiut që shoqëruan gjithë ditën e të martës. Por kjo nuk ndryshoi programin e koncertit të organizuar nga ministria e Kulturës që e ndoqën dhe presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani por dhe me qindra qytetarë të ardhur jo vetëm nga çdo cep i Shqipërisë por dhe për tej kufirit për të festuar festën e Flamurin në Tiranë.

Për më shumë së 3 orë u interpetuan motivet popullore jo vetem nga Vermoshi në Konispol por kënget dhe vallet e jashtëzakonshme të trevave të Kosovës, Malit të ZI, Maqedonisë së Veriut dhe smund të mos mungonin arbëreshët me disa intepretime të mrekullueshme të të rinjëve që e artikulonin aq pastër shqipen e të parëve të tyre.

Koncerti Folk Fest nuk ishte vetëm një paradë e këngëve dhe valleve më të bukura të trevave shqipfolëse por dhe një paradë e jashtëzakonshme e kostumeve popullore të punuara mjeshtëri dhe ruajtura me fanatizëm.