Mesdita e të premtes në Tiranë i ngjasoi pasdites së vonë. Rrebeshet e shiut përfshinë vendin ndërsa qielli u errësua. Uji mbushi rrugët.

Nuk munguan as incidentet.

Situatë e ngjashme ishte thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Më problematik moti parashikohet në këto qarqe.

Në Portin e Vlorës u ndalua lundrimi i të gjithë mjeteve të vogla.

Kapiteneria iu kërkon peshkatarëve të marrin masa për të siguruar anijet pasi i gjithë gjiri i Vorës pritet të përfshihet nga dallë që shkojnë deri në 3 metra.
Era sipas meteorologëve do të jetë e fortë deri paraditen e të shtunës.

Gjatë pasdites parashikohet dobësim i saj dhe i reshjeve të shiut. Ndërkohë vlerat e termometrit do të bien duke shënuar temperatura deri në gjashtë gradë më të ulta se aktualisht.

Mesa duket pranvera iku me tetorin për tja lënë vendin vjeshtës me nisjen e nëntorit.