Autoriteti Rrugor shqiptar thotë se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Me anë të një njoftimi, ARSH thotë se temperaturat kanë zbritur deri në -6 në zonat malore.

Njoftimi:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
🚧Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin☁️
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore❄️

🦺Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave🚜

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮
#ARRSH #MIE.