“The Guardian” i ka kushtuar një artikull saunave të preferuara të Evropës. Në krye të listës vërehet përshkrimi për banjat termale të Bënjës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë artikullin në rrjetet sociale dhe thotë se është një ftesë për të provuar ndjesinë relaksuese të ujërave termale të Bënjës dhe baltës terapeutike të pasur me sulfur.
“‘The Guardian’ rikthehet përsëri në Shqipëri, me një ftesë për të provuar ndjesinë relaksuese të ujërave termale të Bënjës dhe baltës terapeutike të pasur me sulfur.
‘Një xhevahir i vërtetë’ e quan gjiganti britanik, duke përmendur madhështinë e luginës së Vjosës, lumit të fundit që rrjedh i lirë në Evropë, urën e lashtë prej guri nën kaltërsinë e qiellit shqiptar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.