15 prodhues të verës nga Shqipëria, ekspozuan prodhimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision”, që po mbahet në Beograd, të Serbisë në datat 16-19 nëntor 2023.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, teksa publikoi në rrjete sociale pamje stenda e Shqipërisë në panair, vlerësoi markat shqiptare të prodhimit të verës.

15 kantina shqiptare konkurruan denjësisht ndër 600 pjesëmarrës në total në këtë panair nga vendet e Ballkanit, por edhe nga Italia, Franca, Spanja etj, duke ngjallur interesin e blerësve ndërkombëtarë.

“Krenarë për verën shqiptare. Përfaqësim dinjitoz i etiketave shqiptare të verës në “Wine Vision” Beograd, të cilat u vlerësuan me 5 medalje ari, 6 argjendi dhe 8 bronxi”, tha Denaj.

Denaj shprehu faleminderim për kantinat shqiptare, për garantimin e cilësisë së lartë, të cilat siç tha ministrja, “e kanë sjellë verën shqiptare në nivele ndërkombëtare”.