Mbrëmjen e “Prime-t”, faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” bëri një postim ironizues në Instagram.

“Prime i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën”, shkruhej në postim, ku dukshëm ironizonte BBVA dhe Luiz Ejllin.

E duket se një reagim “hakmarrës” dhe paksa tallës ka ardhur nga Luizi, ndaj “Big Brother VIP Kosova”.

Ai ka postuar një video në InstaStory, ku në një formë batute, ironizon inteligjencën e një kalimtari të Prishtinës.

“Në Prishtinë tu ra shi, tmerr.

A e pe atë burrin që ishte në rrugë, tu ra shi edhe e kishte çadrën e mbyllur.

I tha njëri aty pse nuk e hap çadrën? Nuk është e imja i tha ai”, thotë Luizi duke i reaguar në këtë mënyrë BBV Kosova, të cilët përmendën Shkodrën, në mënyrë ironike.