Gjithnjë e më shpesh, turistët i referohen këtij vendi si “Maldivet e përballueshme”, shkruan në një artikull gazetarja Justyna Szymczyk-Mielniczyn në të përditshmen polake “Dziennik.pl”.
Në Shqipëri nuk ka turma vizitorësh dhe vendi mund t’ju kënaqë vërtet. Ujërat e pastër kristal, vija bregdetare e bukur, monumente interesante, kjo është receta për pushime të paharruara. Pra, pse ky destinacion nuk është shumë i njohur?
Shqipëria – pse ia vlen?
Shqipëria është një vend në Evropën Jugore me dalje në detin Adriatik dhe Jon.
Edhe pse nuk është aq i njohur sa Kroacia apo Greqia, mund t’ju kënaqë vërtet.
Plazhet janë fenomenale, uji i pastër kristal me një sipërfaqe bruz, ofrojnë një pamje që të lë pa frymë. Nuk është çudi që u kujton Maldivet turistëve.
Dhe ky destinacion jo vetëm që është shumë më afër, por është edhe më i përballueshëm.
Për më tepër, Shqipëria është vendi ideal për këdo që dëshiron të përfitojë nga moti me diell, rreth 290 ditë në vit janë me diell.
Çmime të përballueshme, peizazhe të bukura, monumente interesante, qytete interesante dhe shumë argëtim, tingëllon si Pushime të Përsosura.
Gjithashtu, për adhuruesit e natyrës rekomandohen udhëtime në male me guida në shtigjet e shënuara.
A nevojiten viza për të hyrë në Shqipëri?
Për të hyrë në Shqipëri, polakët nuk kanë nevojë për viza. Gjithçka që ju nevojitet është një kartë identiteti. Mund të qëndroni për 90 ditë brenda 180 ditëve nga data e hyrjes. Gjithashtu nuk ka tarifa në kufi.