Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë kthyer ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit, madje edhe ndër më të preferuarit e fansave të Hollywood-it. Aktori 48-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare kanë dëshmuar se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Me sa duket, ata të dy po përgatiten për hapin e radhës në romancën e tyre.

Një burim i afërt i çiftit ka treguar për “Us Weekly” se Gigi dhe Bradley po planifikojnë të prezantojnë vajzat e tyre. “Ata nuk kanë pasur ende një takim me vajzat, por është, pa dyshim, diçka që e kanë diskutuar”,– zbulon burimi duke shpjeguar se ata “janë afruar më shumë gjatë dy javëve të fundit”.

Modelja ka një vajzë 3-vjeçare Khai me ish-partnerin e saj, Zayn Malik. Gigi dhe Zayn i dhanë fund raportit të tyre në vitin 2021 dhe që atëherë janë vetëm prindër të vajzës së tyre. Me këngëtarin, modelja ka ndarë së fundmi disa foto të ëmbla nga ditëlindja e Khai.

Ndërkohë, aktori ka një vajzë 6-vjeçare, Lea De Seine, me ish të dashurën e tij, modelen Irina Shayk.

“Gigi e vlerëson që Bradley është ndryshe nga meshkujt e tjerë që ajo ka takuar”,- thotë burimi për “Us Weekly”, duke shpjeguar se “ai është me të vërtetë i pjekur dhe e trajton vetëm me respekt”. Të dy, dihet që kanë orare të ngarkuara, megjithatë duket se vazhdojnë të bëjnë përpjekje për lidhjen e tyre të re.

“Ata i kanë vënë qëllim vetes që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa herë të jetë e mundur”,- shton burimi, duke zbuluar se ata janë gjithë kohën duke dërguar mesazhe në FaceTime, por edhe duke komunikuar çdo ditë”.

Gigi, pak kohë më parë, u përfol për një lidhje me Leonardo DiCaprio, megjithatë, duket se romanca e tyre nuk funksionoi, pasi ai aktualisht është në lidhje me modelen Vittoria Ceretti.