Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar këtë të shtunë (5 nëntor) në Bërnjak.
Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një bluze me kapuç me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake me mbishkrime që nxisin përçarje.
“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj”, njofton Policia e Kosovës.
Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë po ashtu shtetas serb, shtetas i Malit të Zi.