Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.12 lekë dhe këmbehet me 98.17 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.20 lekë dhe këmbehet me 104.65 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.39 lekë, duke zbritur në kuotën 120.27 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 108.82 lekë, ose 0.15 lekë më pak se ditën e martë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonal.