Trajneri i kombëtares Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit ku bie në sy sërish mungesa e Armando Brojës së dëmtuar si dhe grumbullimi pas shumë kohësh i Arbnor Muçollit. Ky i fundit luan me Goteborg në Danimarkë, ndërsa është rikthyer mbrojtësi Ardian Ismajli.
Mungesë në këtë listë mund të konsiderojet edhe Marvin Çuni, i cili këtë fundjavë shënoi gol në Seria A.
Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin. Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë e sulm, tekniku i Kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.
Lista