Ata ishin një ndër pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh, por gjërat ndryshuan gjatë rrugës. Tashmë, njëri jeton në Londër, e tjetri në Tiranë.
Çifti i “Love Island Albania”, Harris dhe Amadea, nuk kanë bërë shumë dalje publike, por këtë të shtunë ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ku kanë folur më tepër rreth eksperiencës që patën në programin e dashurisë dhe arsyes përse nuk e fituan çmimin e madh.
Harris: S’ka pasur konkurrencë, unë e dija menjëherë. Pas 3-4 javëve, unë jam në finale. Unë mendoj që ne kemi qenë një çift shumë i fortë. Edhe për të fituar, e kam parë sikur, e vërtet ne kemi qëndruar 8 javë edhe ne jemi çifti i parë që shkuam në finale. I kemi bërë të gjitha gjëra që duhen bërë në një lidhje…
Amadea: Si një marrëdhënie, si një marrëdhënie jashtë.
Harris: Test na kanë bërë, Erida më ka zgjedhur, prapë shkova tek Amadea. Amadea s’ka lëvizur kurrë. Tani, publiku a ka parë diçka tjetër me Arlindin dhe Ueda.
Amadea: Për ne jemi fitues. E kemi fitoren në xhep.
Harris: Po, ne jemi fitues po.
Amadea: Dhe kur e ndjen fitoren midis njëri-tjetrit, i ke fituar të gjitha. Diferenca ishin vetëm lekët. Ne për lekët nuk na intereson, kështu që më mirë të gjesh njëri-tjetrin sesa lekët. Unë mendoj se gjithë publiku ka qenë me ne.