Rënia e temperaturave ka sjellë reshje bore në zonat malore. Majat e maleve në Diber dhe Bulqizë janë zbardhur nga bora, e cila është ulur në lartesine 500 metra duke bërë që temperatura në zonë të zbresë në 0 gradë celsius.

Fatmirësisht nuk raportohet për problematika në qarkullimin rrugor pasi trashësia e borës është e ulët dhe nuk shkakton bllokime.

Gjithashtu, ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor në lartësinë mbi 1300 metra. Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12.

Dardha tashmë është zbardhur nga dëbora dhe kjo do jetë një nga arsyet që këtë fundjavë turistët të zgjedhin pikërisht Korcën. Është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje. Ndërkohë, nuk raportohet të ketë probleme me qarkullimin.