Agjencia për Media dhe Informim në kuadër të nismës “Open Day”, organizoi një vizitë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes me nxënësit ekselentë të Gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, të cilët vëzhguan nga afër një ditë pune në këtë institucion.

Të rinjtë patën mundësinë të takonin Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë ushtarakë ku u njohën dhe mësuan më shumë për punën e tyre të përditshme.

Vizita në Akademinë e Forcave të Armatosura ishte një eksperiencë frymëzuese për të gjithë nxënësit, ku ata u inkurajuan të ndjekin programet e studimit në Akademinë e Forcave të Armatosura, për një karrierë dinjitoze në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Programi #OpenDay është një nismë e Agjencisë për Media dhe Informim në kuadër të edukimit dhe informimit të të rinjve lidhur me funksionet, detyrat, ambientet e institucioneve qeveritare, si dhe mundësimin e takimit me përfaqësues të lartë të institucioneve përkatës për të diskutuar mbi nevojat e të rinjve dhe mundësimin dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira për ta.