Ky 28-nëntor do të festohet në mënyrë unitare si asnjë herë më parë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Me iniciativën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, më datë 28 nëntor, në kreyeqytet do të zhvillohet për herë të parë një paradë dedikuar historisë dhe kulturës së kombit shqiptar.

Veliaj ka publikuar videomesazhin e kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemit, i cili fton bashkëqytetarët e tij që t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar.

“Më 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, në ditën e Flamurit, qyteti i Gjirokastrës do të vijë me një spektakël ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë tonë kulturore. Thirrja është për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës, kudo ku jetojnë t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar. Isopolifonia dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të prezantohen edhe vlerat kulturore të qytetit tonë. Shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”,- është shprehur Golemi.