Zbërthimi i aplikacioneve “Sky” dhe “EncroChat” pritet të nxjerrë emra të tjerë të policisë së shtetit që kanë bashkëpunuar me grupe kriminale. Analisti Lorenc Vangjeli nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report Tv ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme në radhët e policisë së shtetit. Ai tha se bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar.
“Do kemi sërish lajme nga policia. Për arrestime. Bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar. Mbajtja e atij telefoni ka qenë faull moral por jo krim penal. Historia si u mor sa kushtoi a e paguaje me rrogën tënde është tjetër gjë. Ka hetim gjigand të përmasave mbinjerëzore për shkak të burimeve të kufizuara njerëzore për ta bërë një gjë të tillë. Shumë shpesh kemi parë miksimin e policisë me krimin mund të shikojmë rezultate spektakolare.
Një lajm që u anashkalua madje kritikët edhe e ironizuam kur Balla tha se të gjithë punonjësit e policisë do të bëjnë një deklaratë pranimi ose refuzimi të faktit që kanë pasur telefona të tillë. Ata që e kanë pasur do e kenë të vështirë. Është në vijim e sipër një hetim i përmasave gjigande është sasi e pakufishme informacioni. Ka qenë një anekdodë, të qërrosh orizim me doreza boksi por ja që në Shqipëri ka njerëz që në këtë orizin tonë të ndotur e të helmuar edhe me doreza boksi po dalin pjesët jashtë”, tha Vangjeli në Report Tv gjatë diskutimeve me gazetarin Denis Minga.
Europol i ka dorëzuar Shqipërisë listën e policëve të cilët nga përgjimet ka rezultuar se me anë të aplikacioneve “sky” dhe EncroChat” kanë bashkëpunuar me anëtarë të krimit të organizuar. Në përgjime janë shfaqen duke biseduar me anëtarë të grupeve kriminale për trafik droge dhe porositje vrasjesh.