Në verilindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës e ndërkohë në zonat e tjera vijojnë të jenë prezente reshjet e dendura të shiut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Facebook” bën me dije se punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në krye të detyrës dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.