Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, ka shprehur pakënaqësi rreth deklaratve të ish kryeministrit, Sali Berisha, kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke folur lidhur me temën “Kërcënimet ndaj drejtësisë së re” Gjikondi tha se “është e pafalshme që pas akuzave dhe denigrimit të punonjësve të drejtësisë, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë”. Ajo kujtoi se, sipas ligjit, “Berisha do të duhej të dënohej me heqje lirie deri në 3 vjet, sipas nenit 317 dhe 318 të Kodit Penal”.