Mbrëmjen e djeshme në emisionin “3D” të moderatorit Alban Dudushi është zhvilluar një debat mes aktivistes dhe juristes Brisida Gjikondi dhe ish – Ministrit të Sali Berishës, Fatmir Mediu.

Teksa diskutohej për masën e caktuar nga SPAK ndaj Sali Berishës, Gjikondi dhe Mediu kanë debatuar lidhur me një prej aferave të qeverisë Berisha në vitin 2008 sikurse është “Gërdeci”.

“Për çështjen e Gërdecit do ishit një bashkëpunëtor shumë i fuqishëm i drejtësisë për të treguar çfarë ka ndodhur. Ju shoh si dëshmitar të drejtësisë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë vakumi ka pasur drejtësia shqiptare. E dimë shumë mirë që ka shumë çështje të pa hetuara në thellësi”, tha Gjikondi. (Lexo.al)