Viti 2023 është viti më i mirë i turizmit në Shqipëri. Por rritja e ndjeshme e numrit të turistëve sipas operatorëve turistik pasqyrojë disa disa problematika, të cilat për Unionin Turistik Shqiptar duhet tu jepet zgjdhje sepse flukset e turistëve mund të kthehen në bomerang.
“Në qoftë se numri i turistëve rritet dhe numri i burimeve njerëzore zvogëlohet atëherë më çfarë do ju përgjigjemi këtyre shërbimeve. Nëse një turist vjen dhe nuk gjen shërbimin që meriton atëherë normal ne do të kemi përshtypje të këqija dhe gjithçka do na kthehet kundër. Jo që do kemi rritje, por do kemi zvoglim dhe pse jo rënie drastike të numrit të turistëve.”
Një tjetër sfidë e këtij sektori mbeten kapacitetet pritëse. Sidomos gjatë tre muajve të verës shumë operatorë turistikë patën problematika me shtretërit, për shkak të kërkesës së lartë.
“Këtë vit kemi qenë në limite për t’i përballuar duke ju referuar kërkesës për të kontraktuar hapësira akomoduese vitin që vjen. Ne kemi kompani që nuk kanë arritur dot të sigurojnë për shkak të mungesës së njësive akomoduese. Padiskutim duhet bërë shtimi i tyre. Mendoj që do të ketë shtesa sepse nga ajo që unë kam informacion janë mjaft subjekte që janë duke ndërtuar apo janë mjaft struktura që janë pa përfunduar dhe me shpresë që do të përfundojnë vitin që vjen.”
Një tjetër shqetësim që ngre unioni turistik shqiptar është shfrytëzimi jo proporcional i vijës bregdetare. Sipas Rraman Kasës, disa pika janë të mbipopulluara.
“Kemi rreth 450 km vijë bregdetare dhe i gjithë koeficienti i kësaj vije bregdetare është gati 20% e shfrytëzimit. Ka ardhur koha që në disa nga këto pika nuk mbajnë më kapacitete siç janë Ksamili, Golemi, Dhërmia. Investitorët duhen orientuar drejtë këtyre zonave në mënyrë që mos të kemi një përqëndrim të shfrytëzimit në vetëm 4 apo 5 pika siç është aktualisht i përqëndruar zhvillimi i vijës bregdetare. Është shumë gjynah që ne kemi zona shumë të bukura si Semani, Darëzeza, Spilleja të cilat janë shumë pak të zhvilluara ose aspak.”
Pavarësisht investimeve në infrastukturë, në shumë rajone sipas Kasës kërkohet një rrjet më i mirë rrugor, sidomos në veri, por edhe aksi Tiranë – Durrës. Ndërkohë që shetësim mbetet dhe skaj më jugorë i vendit, Ksamili.
“Pjesa e infrastrukturës egzistuese e ka shumë të vështirë për ta përballuar këtë kapacitet. Ne kemi parasysh rastin e Ksamilit i cili ishte destinacioni më i kërkuar këtës vit ku trafiku ka pas raste kur ka shkuar në katër orë. Ose duhet bërë zgjerimi i këtij aksi ose duhet gjetur një aks alternativ që kalon nga krahu tjetër i Butrinti që vjen nga Xara dhe ndërtohet një urë në kanalin e Vivarit.”
Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdojnë të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Gjatë muajit Tetor, kanë hyrë gati 700 mijë turistë të huaj ose 89% më shumë krahasuar me tetorin e vitit 2022. Ndërkohë që për periudhën dhjetë mujore, Janar -Tetor kanë hyrë rreth 9 milionë turistë të huaj. Sipas tur oepratorëve edhe viti 2024 ka një tendencë në rritje, pasi në bazë të kontratave që janë lidhur prenotimet jane rritur me 35% në krahasim me këtë vit.
Turistët e huaj
Janar – Tetor 2022 6.79 Milionë
Janar – Tetor 2023 8.98 Milionë