Gaza është përshkruar si e pajetueshme nga një zyrtare nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Një një intervistë për prestigjiozen “BBC News” ajo tha se moti i keq i ditëve të fundit po i përkeqëson kushtet e rënda në Rripin e Gazës.
Ajo u shpreh se agjencia e Kombeve të Bashkuara, UNRWA ka 150 strehimore të tjera, por duhet të hapë më shumë pasi ato ekzistuese janë të mbipopulluara dhe nuk mund të marrin më njerëz. Touma ka vijuar duke thënë se njerëzit po përdorin thjesht ndërtimin e kasolleve ose jetojnë në makinat e tyre.
“Nuk mund të jepen ndihma nën një qiell plot me sulme ajrore. Ne nuk mund të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë për ne dhe të përmbushim detyrat tona”, u shpreh ajo.
Touma tha mes të tjerash se UNRWA po sjell ndihma në rajon, por shton se agjencia është e kufizuar në Rafah për shkak të bombardimeve të rënda nga Izraeli.
Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar bombardimet e tij të rënda të Gazës gjatë natës, me fëmijë që raportohet se kanë qenë në mesin e të vrarëve në sulmet në Khan Younis dhe Rafah në jug.