Në prag të festave, një surprizë e bukur ka gëzuar fëmijët e vegjël të shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT.
Ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë u ka dhuruar fëmijëve dhurata në një mënyrë të veçantë.
Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.
“Momente gëzimi për fëmijët e Spitalit Pediatrik në QSUT, në prag të festave tashmë kemi çdo ditë, por ky ishte më i veçanti për ta, pasi ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë realizuan zbritje me litarë të veshur si babagjysh duke i dhuruar fëmijëve të hospitalizuar dhurata, nga dritaret e dhomave të spitalit. Falënderime dhe mirënjohje pafund për këto momente të gëzueshme për pacientët tanë të vegjël”, shkruan QSUT.