Përfundon procesi i numërimit të votave të ‘Kuvendi familjar’ të Sali Berishës. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso njofton se nga 1000 votues, 938 kanë votuar pro Berishës si kryeëtar i Rithemelimit kurse 55 kundër.
Prania e Argita Berishës në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.
Një reagim kritik lidhur me fjalimin e Argitës ka ardhur edhe nga gazetarja, Desada Metaj e cila ndër vite njihet si mbështetëse e opozitës.
Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, Metaj shkruan se Argita Berisha nuk përfaqëson brezin e ri pasi gjithmonë ka përfituar nga privilegjet e babait të saj. Në fund reagimin e saj, Argita e shoqëron me hashtagun “je non grata”.