Nga Gjergj Leka

Miq te nderuar e kolege profesioniste. Shikoj qe nje shumice po shperthen rrjetet sociale ne lidhje me nivelin e ulet te festivalit te fundvitit. Te mos harrojme qe ky eshte nje festival kombetar(shteteror) ku te gjithe ne jemi “producente” ne momentin qe e paguajme taksen e r.t.sh. gjithe vitin.

Gjithashtu paralelizmat me San Remon dhe megallomania e postimeve ne rrjetet sociale nga r.t.sh qe ky festival do te ishte me i miri i te gjitheve,jane qesharake.

Me vjen shume keq sidomos qe nje orkester e mrekullive si ajo e R.t.sh. si dhe disa profesioniste qe punuan per festivalin, megjithe punen e tyre shembullore,kesaj here nuk arriten ti mbulonin banalitetet qe u pane ne festival. Nga tja nis me pare…

Pervec tre-kater materialeve qe mund te quhen kenge (por edhe keto te interpretuara jo mire ne shumicen e rasteve) pjesa dermuese e kengeve ishin shkruar nga amatore dhe interpretimet ishin si te kendosh ne nje karaoke…Nen petkun e “promovimit te talenteve te reja” u futen ne festival ata qe i pelqenin organizatoreve e jo ata te rinj qe e meritonin vertet. Interpretimet gjithe maniera,pa diksion e pa kurfare etike skenike mbizoteruan ne netet finale.

Po skenografia?

Mjafton qe dikush te jete italian dhe patjeter eshte GJENI!…Duke pasur shqiptare qe ky italiani Cane me mbiemer,i sheh targen!

Prezantimi??

Amatoresk ne kulm! As te lexonin ne ekran nuk dinin…

Po humori?

Zef Deda e Mirush Kabashi do te jen kthyer permbys…

Po autoret e vertete te kenges ku ishin?

Pervec nje Kledi Bahiti,Enrico Melozzi (se kenga ishte me shume e tij se kishte kadencat e kenges se nje viti me pare),Tiri Gjoci e tingellimet puro shqiptare te Anduel Kovacit (qe si gjithmone nuk u vleresua) per cfare u shquan kenget e ketij festivali?

Kengetare interesante e me prespektive si Luani pse u eliminuan?

Pastaj vijme tek juria qe kesaj rradhe me la me goje hapur….Si mundet Shpetim Kushta,Zana Shuteriqi,Helena Kadare,etj te vleresojne me cmim te pare nje kenge qe nuk mund te quhet as eksperiment??

Kur ne naten e trete u interpretuan kenget e verteta shqiptare edhe pse me shume mungesa te ikonave te kenges, a e bete ndopak cfare diference kishte ajo nate me kenget e festivalit??

Kam akoma shume per te folur por mendoj se kesaj situate antivlerash e megallomanesh i duhet dhene pergjigja e duhur. Eshte e kote te ulerasim rrjeteve sociale por duhet te mblidhemi konkretisht e ti japim pergjigjen qe meriton me te njejten monedhe:

TE RISJELLIM NJE TJETER FESTIVAL!

Po i bej nje thirrje publike mjeshtrave te kenges qe ne fillim te janarit te mblidhemi e te diskutojme bashkerisht se e kemi detyre morale e respekt per te gjithe ata qe na duartrokiten vite me rradhe. Nderkohe po permend disa prej miqve artiste duke i ftuar ne kete takim. Persa i perket fondeve qe nevojiten,edhe nqse nuk na ndihmojne institucionet shteterore, do ti gjejme nga privati,nga miq me kulture e artdashes.

Ftoj ne bashkebisedim:

ZEF ÇOBA
NAIM GJOSHI
LUAN ZHEGU
ADRIAN HILA
FLORI MUMAJESI
KLEDI BAHITI
ENVER SHENGJERGJI
ELGIT DODA
HAJG ZAHARIAN
ENDRI SINA
PIRRO ÇAKO
ENDRIT SHANI
SAIMIR ÇILI
ILIR SHAQIRI
OSMAN MULA
VLADIMIR KOTANI
REDON MAKASHI
EDMOND ZHULALI
ELTON DEDA
VALENTIN VEIZI
JOSIF MINGA
GAZMENT MULLAHI
LIMOS DIZDARI
ALEKSANDER GJOKA
TIRI GJOCI
ANDUEL KOVAÇI

Daten e sakte,vendin dhe orarin do tju a komunikoj privatsht. Kush deshiron te jete prezent si autor kengesh ose poezish mund te me kontaktoj ne mesenxher. Kjo eshte pergjigja me e mire qe mund ti jepet antivleres,mediokritetit e megallomanise. Ju a kemi borxh publikut fantastik shqiptar!

P.S. Ky komunikim vlen vetem per publikun artdashes e koleget e vertete te kenges. Dua ti them mediave te ndryshme qe nuk do te marr pjese ne asnje diskutim ne studio sepse koha e fjaleve ka mbaruar…