Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se bashktië do të duhet të
Nga Fieri, pas një takimi për Dialogun Vendor, i cili synon evidentimin e problematikave kryesore të veteqeverisjes vendore, ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Mazniku theksoi se nevojën për bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe atij qendror.
“Kemi nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit vendor dhe atij qendor, në kuadër të situatës ku gjendet vendi, në raport me afrimin me BE-në, dhe detyrat që vet bashkitë duhet të kenë në raport me këtë moment të rëndësishëm, përgatitjen për të absorvuar fonde nga BE, ashtu sikundër për të implementuar projekte të rëndësishme zhvillimore që do të afrohen”, tha Mazniku.
Ministri, po ashtu vuri në dukje se bashkitë do të duhet t’i përgjgjen edhe momentit tjetër në të cilin ndodhet vendi, atë të shndërrimit në një destiancion turistik, ku vetëm gjatë këtij viti e vizituan gati 20 milionë turistë.
“Shumë nga qytetet tona duhet të ofrojnë shërbime cilësore, jo vetëm për qytetarët e vendit, por duhet të jenë të gatshëm t’i ofrojnë shërbim cilësor një grupi të madh njerëzish që i bashkohen vendit tonë si turistë gjatë sezonit të verës, por jo vetëm”, u shpreh ministri.
Sipas Maznikut, sfida mëe madhe është rritja e kapaciteteve të administratës. Ai bëri të ditur se në 2024-ë edhe bashkitë do të përfitojnë nga paketa e rritje së pagave.