Gjatë fjalës së saj, në Kongresin e Partisë Socialiste, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi se turizmi këtë vit ka kapur shifra rekord.
Ajo zbuloi për herë të parë shifrën me të cilën u mbyll muaji nëntor, 9.53 milionë turistë, që është shumë pranë synimit të parashikuar nga qeveria 10 milionë për 2013.
Sipas ministres, për ata që nuk besuan, është ndryshuar 100% imazhi i Shqipërisë në botë.
“Kam shumë kënaqësi që të ndajë me ju sot për të parën herë shifrën me të cilën mbyllem muajin nëntor 953 mijë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri në 30 nëntor të këtij viti. E imagjinoni dot në shifrën që kishim parashikuar 10 milionë turistë për vitin 2013 dhe nëntor u mbyll me 53% më shumë se sa nëntori i vitit të kaluar. Nuk dua të flas shumë për këtë, kur të vijë momenti, megjithatë kemi shanse ta kapim. Por nuk është aq e rëndësishme shifra e vizitorëve, por ajo çfarë ka bërë turizmi si një vizion i kësaj maxhorance që në krye të herët. Për ata që na besuan në 2013, ne kemi ndryshuar 100% imazhin e Shqipërisë dhe ndaj nesh vetë, por edhe në botë”, u shpreh Kumbaro.