Big Brother Vip 3 do të nisë në muajin Janar të vitit të ardhshëm. Kjo u konfirmua mbrëmjen e sotme edhe në spektaklin e DWTS.

Ajo që bie në sy është fakti që Vëllai i Madh ka ndryshuar logon, duke hequr syrin blu për ta zëvendësuar me një tjetër, i cili mesa duket është i njohur për shumë ndjekës.

Edhe nga një vëzhgim në faqen zyrtare të BBV, ku shumë komentues kanë shkruar se bëhet fjalë për syrin e Luiz Ejllit, fitues i edicionit të dytë të këtij formati.

Vetë Luizi ka artikuluar jo pak herë se do të donte të ishte pjesë e produksionit në sezonin e ardhshëm.

Kjo lidhet edhe me ridimensionimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri i cili këtë vit do të vijë nën drejtimin e Ledion Liços.