Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste ka komentuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke dhënë një mesazh të qartë se asnjë “cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor” nuk e ndalon procesin e integrimit nëse plotësohen kushtet.

“Asnjë cic mic ballkanik apo gërr gërr perëndimor nuk e vonon dot Shqipërinë në këtë proces themelor pune për anëtarësimin në BE. Shqipëria jo vetëm që do ta bëjë përafrimin e legjislacionit por do ta bëjë më shpejt se më i shpejti që e ka bërë më parë. Por do të ndihmojë bujarisht dhe Kosovën. Askush s’e pengon që të nisë ndërvendosjen e të gjithë trupit ligjor të BE.

Ne nuk do humbasim asnjë ditë çfarëdo pengese që të na vihet. Tani e kemi 100% në dorën tonë kohën e kësaj përgatitje për tu bërë teknikisht gati si një shtet de fakto i integruar 100% në trupin ligjor të Europës së Bashkuar.

Që të integrohesh në Be duhet të bëhesh ti gati por edhe Be të bëhet gati për ty por edhe vendet e BE. 27 qeveri të Be që kanë agjendat e tyre politike programore dhe elektorale të mos kenë asnjë arsye të brendshme të nxjerrin bishta që në dukje pikturohen bukur që Shqipëria ka bërë shumë dhe duhet të bëjë edhe më Shumë.
Janë bishta të mungesës së gatishmërisë. Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat që disa vite më parë por komisioni Europian shikon faktet dhe jo sondazhet”.