Roma mori tri pikë për javën e 14-të në Serie A, duke mundur Sassuolon 1-2 në udhëtim. Djemtë e Mourinhos besuan deri në fund, duke shënuar golat e përmbysjes në fundin e ndeshjes. Ishte Henrique në minutën e 25-të që kaloi në epërsi vendasit e Sassuolos.
Më pas Roma u përgjigj me penalltinë e Dybalas në të 76 minutë dhe golin e Kristensen tetë minuta nga fundi. Nedim Bajrami te Sassuolo luajti vetëm nëntë minuta, duke marrë vendin e Thorstvedt në minutën e 81. Me këtë sukses Roma shkon në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Sassuolo me 15 pikë mban vendin e 15-të.