Shkodra ndezi dritat e festës si dhe çeli marketin e krishtlindjeve. Një atmosferë krejt ndryshe nga vitet e shkuara, ku të parët që po gëzojnë janë fëmijët.
Krishtlindjet dhe Viti i Ri sjellin atmosferën më të bukur të vitit. Fëmijët janë të parët që i gëzohen bredhit gjigand në qendër të qytetit dhe lodrave të shumta.
Këtë vit Shkodra duket të jetë destinacion edhe për turistët.
Rrugët, sheshet janë dekoruar, ndërsa në pedonale është vendosur “Cristmas market”. Në shtëpizat prej druri mund të shijoni produkte arizanale dhe vere te mire.
Po kështu çdo mbrëmje bashkia në bashkëpunim me bizneset organizojnë koncerte dhe aktivitete argëtuese nga data 1 deri më 31 dhjetor.
“Ju ftojmë të gjithëve të vini këtu, sepse gjithkund festohet, po ASKUND SI NË SHKODËR.”