Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, është gjithmonë e grimuar në mënyrë perfekte. Një detaj i preferuar gjatë festave të fundvitit të yllit të muzikës latine është make-up me buzëkuq.
Artistja zbuloi në rrjetin e saj social “Instagram” sekretin e saj për buzët e kuqe perfekte.
“Një nga gjërat më të mira gjatë festave është buzëkuqi. Unë përdor një laps neutral për buzët. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se duhet të jetë i kuq, më pëlqen neutral sepse i bën buzët të duken natyrale dhe më të plota”, tha Jennifer Lopez.
Pasi ka formëzuar buzët me laps, Jennifer vendos buzëkuq, por vetëm në mes të buzëve. Në fund përdor shkëlqyes buzësh për të shtuar pak shkëlqim dhe hidratim.