Në foto shihet hoteli britanik i shekullit të 19-të ku një grua e moshuar vdiq gjatë një sesioni “terapie shuplakash”, të cilin e moshuara e kishte nisur si mjekësi alternative për të kapërcyer diabetin dhe frikën e saj nga gjilpërat.

71 vjeçarja Danielle Carr-Gomm, raportohet se vdiq teksa merrte pjesë në seminarin ku kërkonte të tejkalonte frikën e saj, në 20 tetor 2016.
Seminari besohet se përfshin terapinë e njohur si ‘paida lajin’, ku pacientët qëllohen me shuplaka ose qëllojnë veten e tyre vazhdimisht.

Vdekja e saj është sërish në vëmendjen e mediave kësaj jave pasi policia e Wiltshire ka ngritur akuza ndaj organizatorit të terapisë Hongchi Xiao, 60 vjeç nga Kalifornia, për vrasjen nga pakujdesia të zonjës Carr-Gomm, me anë të neglizhencës.
Shkaku i sakte i vdekjes se gruas nuk eshte publikuar.
Xhiao reklamohet si një shërues alternativ nga Pekini, që kryen seminaret për pacientët e tij me një kosto prej 750 paundë.
I vetëshpalluri ‘guru’ reklamon besimin e tij se toksinat që shkaktojnë sëmundjet mund të largohen nga trupi me shuplaka të forta e të vazhdueshme, si dhe me shtrirje e tërheqje ‘stretching’, në teknikën e njohur si Paida-Lajin.
Trajtimi përfshin gjithashtu agjërim të vazhdueshëm.
Seminari i Xiao ku ndodhi tragjedia ishte hera e dytë që frekuentohej zonja Carr-Gomm e cila në verë kishte qenë në një të tillë në Bullgari.
Ajo shkruante më herët për terapinë ‘Paida’ se rrahjet e vazhdueshme të trupit me shuplaka kthenin mishin e saj në ngjyrë blu, çka sipas saj tregonte se ka shumë ‘sha’ ose ndryshe “gjak të helmuar e toksina që ishin çliruar nga trupi”.
Ajo shtonte se pas shuplakave duhet të kryente disa minuta shkrydhje ‘Lajin’ – ‘stretching’ të ashpër në një stol – ‘të cilat sillnin dhimbje të forta dhe dukej sikur nuk mbaronin kurrë’.
Zonja Carr-Gomm, e cila kishte diabet, tregonte se kishte tentuar disa terapi shërimi alternativ si dietë frutash e agjërim, mjekësi bimore kineze dhe një transplant të kushtueshëm në Gjermani.
Djali i saj 43 vjeçar Matthew, tha se nëna e tij mund të ishte gënjyer nga shpresa të rreme.
“Frika e saj nga gjilpërat i sollën diabetin, prandaj ishte e detyruar te përdorte terapi alternative”.