Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim me një trupë të re në Gjykatën e Apelit çështjen se kujt i takon vula e PD.
Avokati Arbër Hoxha i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka sqaruar se kur do të merret vendimi për vulën dhe procedura që do të ndiqet. “Ka një vendimmarrje të gjykatës së shkallës së parë që është ankimuar në gjykatën e apelit. Si duket gjykata e apelit e ka pasur të vështirë të pamundur ligjërisht këtë nuk di ta them dhe e ka dërguar çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Më pas është bërë rekurs nga Berisha dhe çështja është dërguar në gjykatën e lartë për të mos u rigjykuar dot në shkallë të parë dhe shkalla e parë nuk mund ta rigjykonte derisa të kishte një vendimmarrje të gjykatës së lartë. Gjykata e lartë me ndryshimet e kodit të procedurës civile është një një gjykatë ligji dhe jo fakt dhe nuk mund ti hyjë gjykimit në themel. Me vendimin e sotëm pasi do shikohet kur të zbardhet vendimi se tani kemi vetëm njoftim shtypi, por duket se bëhet fjalë për një vendimmarrje që e detyron apelin gjykatë e shkallës së dytë që të veprojë si gjykatë e shkallës së parë.
Gjykata e apelit tanimë ka detyrim ligjor sipas vendimmarrjes së gjykatës së lartë që të kthehet në një gjykatë fakti dhe ti japë përgjigje të gjithë pretendimeve të ngritura nga të dyja palët”, tha avokati në një lidhje skype me gazetarin Arbër Hitaj.